Sara Arabic Course Akademi e Kuranit & Gjuhës Arabe
اقرأ
Dituria mësohet hap pas hapi

Nga shkronja e parë deri te kuptimi i Kuranit.

Mësoni leximin e Kuranit, Tilaue-n, Texhuidin, gjuhën e Kuranit dhe Arabishten Standarde, përmes programeve të strukturuara dhe mësuesve të kualifikuar akademikë.

Eksploro Kurset (05)
+375 Nxënës të trajnuar
+10 Mësues të kualifikuar
+10 Vite Përvojë reale
Kurani Famëlartë dhe mësimi i tij

«خَيْرُكُمْ مَنْ تَعَلَّمَ الْقُرْآنَ وَعَلَّمَهُ»

"Më i miri prej jush është ai që e mëson Kuranin dhe ua mëson atë të tjerëve."

Sahih el-Buhari

8

Klasa me 8 Nxënëse

Për vëmendje dhe lexim individual

Klasa të ndara Gra / Burra
Kursi Flagship • Më i Kërkuari

Kupto Kuranin

"Mos mëso arabisht vetëm për ta ditur gjuhën. Mësoje për të kuptuar Kuranin."

A e ke pyetur ndonjëherë veten sa nga fjalët që lexon në Kuran i kupton drejtpërdrejt? Ky program të mëson fjalët më të përsëritura në Kuran (mbi 50% të tekstit), kuptimin e thellë të duasë dhe namazit, dhe bazat e domosdoshme gramatikore pa teori të ndërlikuara.

Zbulo Programin e Plotë →
230+

Fjalë Kyçe të Kuranit

Përbëjnë mbi gjysmën e fjalorit të gjithë Kuranit Famëlartë.

100%

Lidhje me Namazin

Kuptoni çdo dhikër, ajet e lutje që thoni para Allahut.

100+

Fjali Praktike

Dialogë të gjallë e analiza ajet për ajet.

Pa Stres

Gramatikë e Thjeshtë

E shpjeguar vetëm me shembuj kuranorë.

01 / Fillestar

Abetarja e Kuranit

Mëso të lexosh Kuranin nga fillimi: shkronjat, format, lidhja dhe kalimi i sigurt në lexim.

Kohëzgjatja: 2 muaj

Grupi: 40€ / kurs (4000 lekë)

Detajet e Kursit
02 / Përmirësim

Tilaue

Për ata që dinë të lexojnë, por duan rrjedhshmëri, siguri dhe korrigjimin e venddaljeve (Mekharixh).

Kohëzgjatja: 2 muaj

Grupi: 40€ / muaj (4000 lekë)

Detajet e Kursit
03 / Saktësi

Texhuid

Njih rregullat themelore dhe të thelluara të Texhuidit dhe zbatoji drejtpërdrejt gjatë leximit.

Kohëzgjatja: 2 muaj

Grupi: 50€ / kurs (5000 lekë)

Detajet e Kursit
04 / Gjuhë

Arabishtja Standarde

Program në nivele: gramatikë, fjalor, komunikim, lexim, shkrim dhe dëgjim me intensitet 3 herë në javë.

Niveli: 3 muaj (3x në javë)

Grupi: 50€ / kurs (5000 lekë)

Detajet e Kursit
Zërat e Besimit

Çfarë thonë nxënësit tanë

Mesazhe të sinqerta, pa filtra, dërguar mësueseve pas përfundimit të kurseve.

★★★★★

"Kur e nisa këtë rrugëtim, nuk e kisha imagjinuar se brenda vetëm dy muajsh do të isha në gjendje të lexoja Kuranin..."

"Elhamdulilah, sot përfundova Abetaren Kuranore dhe zemra ime është plot mirënjohje. Me durimin, mirësinë dhe mënyrën e saj të mësimdhënies, çdo orë ishte e bukur dhe pa stres."

Nxënëse e Abetares 2 Muaj
★★★★★

"Si një e re në Islam, një nga frikërat e mia ishte nëse do të ndihesha e gjykuar..."

"Kisha frikë nëse do ndihesha jo mjaftueshëm 'e mirë'. Elhamdulilah, ndodhi krejt e kundërta. U ndjeva e mirëpritur që nga dita e parë dhe pata bekimin të njihja motra myslimane të mrekullueshme."

E Re në Islam Mikpritje e Ngrohtë
★★★★★

"Gaboj shpesh, ama ndjehem rehat me ti në mësim se e di nuk më gjykon..."

"Desha thjesht me t'falënderu për durimin, spjegimin çdo herë kur gaboj, mësimet si na ep dhe vullnetin në kohë të vështira. E di që veq ma don të mirën dhe me m'mësu sa ma mirë."

Nxënëse e Kursit Pa Stres
Takimi i Parë • 100% Falas

Nuk je i sigurt nga duhet të fillosh?

Takimi i parë me mësuesin shërben për të vlerësuar nivelin dhe nevojat tuaja për Tilaue, Texhuid, Kuptim apo Arabisht.

Vlerëso Nivelin Tim Falas
Gjej Nivelin